Zhvillim i qëndrueshëm vjetor dyshifror i Kosovës është i mundshëm

Historia na jep shumë raste të shteteve me zhvillim të qëndrueshëm vjetor që i afrohet ose e tejkalon 10%. Kosova mund dhe duhet ta bëj këtë dhe sot është momenti i përshtatshëm. Nëse nuk shfrytëzohet tani ky kombinim i rrethanave vështirë që do të përsëritët në të ardhmen.

Kosova ka pas një zhvillim konstant që nga shpallja e pavarësisë por pikënisja ka qenë shumë e ulët dhe tranzicioni në drejtim të ekonomisë së tregut të lirë nuk ka qenë nga më të mirët.

Kosova me ekonomin e vet të brishtë ka arit t’i dyfishoj të hyrat e përgjithshme për frymë (GDP per capita) ashtu që nga 1920 $ në vitin 2000 mbërrin në pak më shumë se 4000 $ në vitin 2018.

Zhvillimi ka qenë mjaft i qëndrueshëm në vitet e fundit por në të kaluarën pa pas luhatje nga +10% deri tek -5% që mund të shikohen në diagramin e poshtëm.

Si shembull për të mësuar japim rastin e Irlandës, e cila ka pas një nga zhvillimet më mbresëlënëse në historinë e vonshme të Evropës. Irlanda nga pozitat e fundit të Evropës ka kapur majat e saj duke u pozicionuar tek treshi i parë bashkë me Norvegjinë dhe Luksemburgun.

Krizën e vitit 2008 ku pësoi rënie me -10% e rikuperoi në vitet 2015-2016 me rritje prej mbi 20%. Pra kemi një shembull të shkëlqyer të një zhvillimi të qëndrueshëm me mesatare rreth 10% në vit në harkun kohor 25 vjeçar.

Rasti i Irlandës është pa precedent dhe shembullor. A mundët Kosova ta arrijë një rritje të ngjashme?

— Vijon në artikullin e ardhshëm —

Autori i tekstit — Mark Culaj —

Leave a comment