Parametrat e matjes së suksesit të qeverisë

Parametrat e matjes së suksesit të qeverisë në Kosovë Shqipëri dhe kudo:

  1. Rritja tremujore e GDP Per capita (Të hyrat e tërësishme për frymë)
  2. Rritja tremujore e GDP PPP Per capita (Të hyrat e tërësishme për frymë krahasuar me fuqinë blerëse)
  3. Rritja e pagës mesatare dhe pagës minimale në shoqëri
  4. Përqindja e varfërisë e në veçanti i varfërisë ekstreme
  5. Papunësia (Në tërësi dhe veçantë për të rinjtë nën moshën 30 vjeçare)
  6. Barazia gjinore, i grupeve të veçanta dhe të minoriteteve
  7. Indeksi i perceptimit të korrupsionit
  8. Indeksi i perceptimit të shërbimeve në administratën publike dhe në shëndetësi
  9. Numri i lëndëve të pazgjidhura dhe të zgjidhura në gjykata
  10. Indeksi i perceptimit të sigurisë në vend
  11. Testime tremujore të pavarura të cilësisë së arsimit krahas me ato të PISA-s
  12. Numri neto i migrimeve në veçanti për moshën nën 30 vjeçare
  13. Indeksi i perceptimit të kënaqësisë dhe të optimizmit
  14. Borxhi publik dhe deficiti tregtar
  15. Gjendja e mjedisit dhe ndotja
  16. Transparenca e marrëveshjeve, tenderëve dhe kontratave qeveritare
  17. Pavarësia dhe cilësia e medieve dhe të informimit
  18. Indeksi i perceptimit të propagandës shtetërore
  19. Indeksi i çmimeve, kamatave bankare dhe në veçanti i institucioneve mikrofinanciare
  20. Indeksi i lehtësisë të bërjes së biznesit dhe të burokracisë

    — krahasimi me tremujorin paraprak
    — krahasimi me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar
    — krahasimi me vendet e rajonit
    — krahasimi me vendet e BE-së

Si grup qytetarësh vullnetar dhe të shoqërive civile këto 20 indekse do t’i botojmë çdo tre muaj për Kosovën dhe Shqipërinë duke filluar nga 15 Prilli 2020 për tremujorin e parë dhe kështu çdo tremujor.

Leave a comment