Mini fabrika për riciklim dhe përpunim të plastikës

KSEA technology zhvillon kompletin nga tri makineri për riciklim dhe përpunim të plastikës. Ky komplet përbëhet nga tri makineri komplementare.

1. Mulliri (shredder) për bluarje, thërrmim të plastikës me kapacitet 15 kg në orë

2. Ekstruder për prodhim të filamentit për printera 3D

3. Printer 3D më me mundësi prodhimi të detajeve të mëdha me dimensione deri ne X 400mm Y 400mm dhe Z 600mm me mundësi përdorimi të filamentit dhe granulatit sipas dëshirës.

Këto makineri synojnë përmirësimin e mjedisit dhe riciklimin e mbetjeve me mundësi prodhimi të produkteve të ndryshme nga plastika.

Leave a comment