KSEA Technology dhe Elektrostublla nënshkruajnë marrëveshjen për automatizimin e linjave prodhuese.

KSEA technology do të automatizon linjat e prodhimit të kompanisë Elekrtostublla në Viti. Puna fillon me automatizimin e mbështjelljes së tubove të valëzuara dhe do të vazhdon me automatizimin e linjës me presa për injektim të plastikës. Qëllimi është rritja e produktivitetit, përmirësimi i cilësisë dhe ulja e kostove. Ku automatizim të linjave prodhuese do të rritë punësimin dhe do të ngritë nivelin teknik të punësuarve të cilët tani do të punojnë në mirëmbajtjen, programimin dhe avancimin të automatikës. KSEA Technology në bashkëpunim me stafin e Elektrostbllës do të organizon trajnim dhe aftësim profesional të të punësuarve.

Ftojmë të interesuarit që studiojnë ose kanë kryer beçellor në fushat e mekatronikës, inxhinierisë mekanike ose elektrike që të paraqitën për praktikë profesionale. Ky është një rast i mirë për forcimin dhe avancimin e njohurive përmes punës praktike. Aplikantët do ta kanë të siguruar transportin, ushqimin si dhe një pagesë krahas aftësive të tyre. Numri është i limituar dhe përparësi kanë individët nga komuna e Vitisë. Në rast se nuk do të plotësohet numri i nevojshëm do të merren ne konsideratë edhe personat me banim në Ferizaj dhe Prishtinë.

Leave a comment