Komuniteti i Afrikës Lindore (EAC)


Komuniteti i Afrikës Lindore (EAC) është një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga shtatë vende në rajonin e Liqeneve të Mëdha Afrikane në Afrikën Lindore:

Republika Demokratike e Kongos,

Republika e Bashkuar e Tanzanisë,

Republika e Kenias,

Burundi,

Ruanda,

Sudani i Jugut, dhe

Uganda

Sponsori ynë

Vizito në Instagram

Uhuru Kenyatta, presidenti i Kenisë, është kryetari aktual i EAC.

Komuniteti i Afrikës Lindore del ne dy oqeane ne atë Indian përmes Kenisë dhe Tanzanisë dhe ne oqeanin Atlantik përmes Republikës së Kongos. Edhe pse këto vende kaluan periudha të vështira të daljes nga kolonializmi dhe të luftërave ne rajon si ajo e Ruandës ato sot janë vende me zhvillim të vrullshëm që jetojnë në paqe.

E quajtur shkurt Afrika Lindore ka një sipërfaqe prej 4.8 milion kilometra katrorë dhe një popullatë prej më shumë se 280 milion. Ky komunitet ka shumë gjuhë lokale por shumica flasin Swahili. Në përdorim zyrtarë janë edhe gjuha angleze dhe ajo franceze të trashëguara nga koha e kolonializmit. Shkrim-leximi është mjaft i përhapur sipas standardeve afrikane dhe shkon nga 75 deri ne 80% përjashtuar Sudanin e Jugu ku shkon rreh 35% Shumica e madhe ë njerëzve të shkolluar flet së paku edhe anglisht ose frëngjisht.

Të hyrat për frymë (PPP) janë diçka më pak se 3000 $ dhe në rritje të shpejtë por ndryshojnë shumë nga vendi ne vend dhe shkojnë nga rreth 900$ në Burundi the Sudanin e jugut deri tek mbi 6000$ ne Kenia.

Ekonomia vibrante dhe në zhvillim të shpejtë, klima e mirë, pasuritë e panumërta natyrore, pozicioni gjeografik si dhe qetësia politike dhe siguria ne nivel të lartë janë premisat kryesore për një bashkëpunim të frytshëm ekonomik dhe kulturor me shtetin e Kosovës.

Në Tanzania qytetarët e Kosovës mund ë udhëtojnë pa probleme duke e marrë vizën në kufi të hyrjes ose në aeroport. Tanzania e ka njohur Republikën e Kosovës që nga viti 2013. E kundërta vlen për qytetarët e Tanzanisë sepse ata së pari duhet ë udhëtojnë në Turqi ose Shqipëri ku mund a marrin vizën për hyrje në Kosovë. Problemi është se për të dyja shtetet Shqipëri dhe Turqi ata kanë nevojë për viza. Reciprociteti është fjalë e ndërlikuar dhe kërkon shumë punë që të arrihet. Kosova duhet të jetë më e vëmendshme për vendet që na kanë njohur dhe të iu ofron së paku aq sa ata na ofrojnë neve. Nëse dëshirojmë njohje të reja duhet të jemi shumë më mendjehapur dhe ndoshta shpesh të bëjmë hapa para tjerëve që të tregojmë vullnetin e mirë.

Çka na lidhë me Afrikën Lindore?

E kaluara e vështirë kolonialiste

Toleranca fetare – në Afrikën Lindore shumica janë të krishterë por kanë një përqindje të konsiderueshme të fesë islame si dhe religjioneve tjera që jetojnë në harmoni dhe paqe.

Popullata e re

Niveli afërsisht i njëjtë i zhvillimit ekonomik dhe i të hyrave për frymë.

Vullneti dhe dëshira e madhe që të jemi pjesë e botës së zhvilluar.

Çka mund të ofron Kosova?

Derë e hyrjes se mallrave dhe shërbimeve të tyre ne Evropë

Disa degë industriale që janë mjaft të zhvilluara në Kosovë dhe mund të bëjnë transferim teknologjik si industria e mobilieve, ambalazhimi i ujit, prodhimi i lëngjeve, prodhimet i qumështit, ndërtimi, arkitektura, IT dhe shumë të tjera.

Çka mund të përfitoj Kosova?

Zhvillim ekonomik

Tregje të mëdha

Njohje nga vendet tjera afrikane

Forcim i pozitës ndërkombëtare

Krijimi i miqësive të reja.

Kosova Business Club ne LinkedIn dhe grupi nismëtar kanë filluar një iniciativë për krijimin e lidhjeve më të ngushta biznesi ndërmjet Kosovës dhe shtetit te Tanzanisë dhe vendet tjera të Komunitetit të Afrikës Lindore.

Takimi B2B (Business To Business) planifikohet të organizohet ne mesin e dytë të nëntorit 2022 ne Dar Es Salaam.Do tç marrin pjesë mbi 100 biznese nga Kosova dhe Shqipëria si dhe numër i ngjashëm i bizneseve nga Tanzania

Ju mund të na shkruani ne komente ose me mesazh direkt lidhur me ketë iniciativë për të marr më shumë informacion.

Organizatori teknik është KSEA Technology

Email: info@ksea.technology

Web: https://ksea.technology/b2b-tanzania/

Mobil: +383 49 113 792

Grupi nismëtar:

  Mark Culaj

  Ejup Qerimi

  Malush Tullumi