Bizneset e vogla pas pandemisë

Electronics industry and computer classroom.

Pas një muaji në rastin më të mirë ose pas një viti në rastin më të keq edhe kjo pandemi do të merr fund. Çka pastaj? Si do të jetë ekonomia pas virusit Corona Covid-19? Cilat janë zgjidhjet dhe rrugëdaljet?

Mijëra biznese të vogla dhe të mesme dhe ato individuale në Kosovë do të mbyllën ose do të jenë në prag të falimentimit. Shteti do të gjendët para një arke boshe me të hyra në rënie për shkak të bizneseve të mbyllura. Të hyrat nga emigracioni do janë të tkurrura për shkak se shumë nga ata do ndajnë fatet ekonomive në rënie në shtetet e Evropës. Ndoshta edhe shumë nga ta do mbesin pa punë.

Ky artikull ka për qëllim që të hulumtoi ide të ndryshme të një ekonomie pas kësaj katastrofe pa precedent në historinë e njerëzimit.

Pas hulumtimit intensiv në këto dy javë të fundit i mbyllur si gjithë të tjerët brenda mureve dhe bazuar në punën time shumëvjeçare në ketë fushë mund të them më siguri se nuk do të jetë lehtë por zgjidhje ka. Jam i bindur që Qeveria e Kosovës, cilado që të jetë, do të benë përpjekjet maksimale në drejtim të eliminimin e pasojave por kjo nuk do të mjafton. Qeveria ka nevojë për ndihmën tonë. Ndihmën e aftësive krijuese dhe ndërmarrëse të mijëra qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk presin lëmoshën nga arka e boshatisur e shtetit por janë të gatshëm që të përballohen me sukses me sfidat e pas karantinës. Këto sfida do janë të shumta dhe aspak të lehta. Disa nga idetë janë të përshkruara më poshtë, të tjerat do të jenë në linkun https://ksea.technology

  1. Prodhimi bujqësor urban
    Ka ardhur koha që qytetet të fillojnë prodhimin bujqësor dukë shndërruar ballkonet, tarracat, kulmet oborret dhe banesat në fabrika bujqësore me teknologji të fundit që mundësojnë prodhime bio pa përdorim të kemikatëve. Me kësi lloj prodhimi shumë familje mund të nxjerrin produkte të mjaftueshme për konsum të vet ose edhe t’i shesin.
  2. Mini fabrikat e gjeneratës së fundit
    Çdo individ ose familje mund ta shndërron tavolinën e punës, një garazh ose bodrum, një nën-kulm ose tarracë në një fabrikë të industrisë së re. Atë që e bën printerët me ‘desktop pubblishing’ në vitet ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar që realizuan shtypshkronjat në tavolinën e punës ashtu printerët 3D dhe makineritë tjera do e zbresin prodhimin industrial në tavolinat tona të punës. Mos nguroni që t’i shndërroni hapësirat boshe në fabrika e të ardhmes. Ju kujtoj këtu se disa nga gjigantet e sotëm si Apple, Microsoft, Google, Amazon … kanë filluar punën pikërisht në garazhet dhe ne bodrume.

Jam i bindur se industria IT e Kosovës do të kaloi mirë dhe do të forcohet ashtu që nuk do të merrem me ta edhe pse do të përdorët në masë të madhe në realizimin e projekteve nga pikat 1 dhe 2.

Eksperienca me mësimin on-line do ta transformon përfundimisht sistemin tonë të shkollimit dhe jam i bindur që do ta përmirëson dukshëm por edhe kjo nuk është teme e e këtij artikulli.

Jeni të ftuar që të gjithë që të kyçeni në ketë projekt me resurse që keni me aftësi tuaja më orët e lira të pa mbushura, me hapësira boshe ose të liruara, me vullnetin dhe entuziazmin tuaj, me përkushtimin dhe dedikimin tuaj, me dëshirë dhe optimizëm. Jeni të mirëpritur që të gjithë.

Zgjidhni nga dhjetëra projekte që janë të gatshme dhe nga qindra që janë në përgatitje e sipër ose që do të zhvillohen bashkë me ju. Na shkruani një email në info@ksea.technology do të përgjigjemi secilit një nga një me email ose përmes faqeve tona në Internet kur kjo është në interes më të gjerë.
https://ksea.technology

Autori i këtij artikulli është me eksperiencë shumëvjeçare në prodhim industrial dhe në menaxhim dhe zhvillim të projekteve të teknologjisë së avancuar.